Lajmet

Microsoft “pensionon” versionet e vjetra të Skype, kërkon që të kaloni në versione të reja

Jun 21 2014
0 Shpërndarje
Microsoft “pensionon” versionet e vjetra të Skype, kërkon që të kaloni në versione të reja

Microsoft-Skype-logoNëse tashmë nuk keni kaluar në versionet më të fundit të aplikacionit për desktop Skype, mund të doni që ta bëni këtë gjë së shpejti. Shërbimi VoIP që posedohet nga Microsoft ka lajmëruar që do të “pensionojë” versionet më të vjetra të Skype për Windows (6.13 e më poshtë) dhe për Mac (6.14 e më poshtë) gjatë muajve të ardhshëm.

Gjiganti softuerik ka paraqitur një numër të përditësimeve të rëndësishme në Skype gjatë këtij viti, duke përfshirë sinkronizimin e porosive përgjatë platformave dhe video thirrjet pa pagesë në grup, kështu që kalimi në versionet e reja mund të jetë gjë e dëshirueshme.

Derisa nuk është e qartë se çfarë nënkupton “pensionimi”, sa i përket asaj se a do të ndalojnë së punuari apo thjesht më nuk do të mbështeten, Microsoft thotë që është duke i përkrahur “të gjithë përdoruesit që të kalojnë në versionin më të fundit gjatë ditës së sotme për të vazhduar përdorimin e Skype-it pa shqetësime”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>