Lajmet

Microsoft përcakton datat e konferencës së zhvilluesve “Build 2014”

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
Microsoft përcakton datat e konferencës së zhvilluesve “Build 2014”

microsoft-buildMicrosoft ka lajmëruar zyrtarisht datat e konferencës tre-ditore “Build 2014”. Ajo do të zhvillohet në datat 2 – 4 prill në San Françisko, në Moscone Center.

Kjo do të jetë konferenca e dytë “Build” që do të mbahet në San Françisko, një lëvizje që kompania e ka ndërmarrë që vitin e kaluar për të kultivuar më tepër ambicjet e zhvilluesve për të ndërtuar për Windows 8.

Ndërkohë, konferencat e mëparshme “Build”, si ajo e vitit 2012 apo më parë, janë mbajtur në zyrat qendrore të Microsoft-it, në Redmond.

Konferenca e këtij viti do të zhvillohet edhe më parë se vitet e kaluara. Duke qenë se organizimi do të jetë në fillim të prillit, ka shumë mundësi që ajo të zhvillohet para Google I/O, BlackBerry Live dhe Apple WWDC.

Gjithsesi, datat për këto konferenca nuk janë përcaktuar ende, por ato janë zhvilluar deri tani në fund të prillit ose në fillim të majit.

Microsoft e përdori “Build 2013” për të prezantuar shumë prej karakteristikave të Windows 8.1, i cili u bë i disponueshëm në vjeshtën e këtij viti.

Po ashtu, kompania prezantoi edhe disa aplikacione të rëndësishme që do të vinin në këtë platformë, si Facebook, Foursquare dhe Flipboard.

Në vitin 2014 do të shohim ndoshta shumë veçori të tjera të Windows-it, të cilat mund të formojnë versionin Windows 8.2, i cili thuhet se mban emrin e koduar “Threshold.”

Shumë përdorues kanë kërkuar një rikthim të plotë të menusë Start në desktop, pasi butoni që është prezantuar me Windows 8.1 thjesht i çon ata në ekranin fillestar nëse e klikojnë. Do të jetë interesante të shohim nëse Microsoft-i do ta plotësojë këtë dëshirë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>