Lajmet

Microsoft përditëson aplikacionet Bing duke ndryshuar brendin në favor të MSN

Oct 1 2014
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson aplikacionet Bing duke ndryshuar brendin në favor të MSN

MSN_Money_ChangeMicrosoft ka përditësuar suitën e tij të aplikacioneve Bing në Windows Phone. Përditësimi largon brandin Bing duke e zëvendësuar me MSN-në. Deri tani nuk kemi parë asnjë veçori të re në këto aplikacione përveç ndryshimit të brendit.

Herët këtë muaj Microsoft njoftoi rreth planeve për të zëvendësuar aplikacionet Bing me një brend të ri që fokusohet tek MSN-ja. Kjo koinçidoi së bashku me ridizajnin e portalit të tyre MSN. Në eventin IFA pamë një fillesë të implementimit të brendit të ri në aplikacionet e Bing për Windows Phone. Po ashtu mësuam se Bing Finance nuk do të ishte MSN Finance, por MSN Money.

Të gjitha këtë ndryshime që kemi folur ndodhën. Tashmë në Windows Phone do të shikoni përditësime për aplikacionet Bing Travel, Bing Finance, Bing Sports, Bing Foof & Drink, Bing Heath & Fitness, Bing News dhe Bing Weather. Pas përditësimit nuk do kenë më emërtimin Bing. Vetëm përdoruesit e Windows Phone 8.1 do të shohin përditësimin për Bing Finance në MSN Money. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>