Lajmet

Microsoft përditëson aplikacionet Mail, Calendar dhe People për Windows 8

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson aplikacionet Mail, Calendar dhe People për Windows 8

windows 8 tilesPërditësimi i Windows 8 dhe Windows RT ka sjellë për përdoruesit disa përmirësime të nevojshme lidhur me aplikacionet Mail, Calendar dhe People.

Megjithatë përveç përmirësimeve përdoruesit do duhet të përballen dhe me një cilësi të re negative: aplikacioni Calendar nuk do të sinkronizohet me axhendën e Google Calendar.

Nëse përqendrohemi tek karakteristikat e reja pozitive mund të përmendim aplikacionin Mail që ofron menaxhim të plotë të dosjeve me dokumente elektronike. Përdoruesit mund të krijojnë, riemërtojnë, fshijnë dokumente për të organizuar më mirë postën elektronike.

Gjithashtu menaxhimi i mesazheve individuale është më i lehtë, përdoruesit mund të përzgjedhin disa mesazhe njëkohësisht për t’i fshirë, për të ndërruar direktorinë ose për t’i printuar.

Mesazhet e rëndësishme mund të shënjohen me anë të një flamuri ose të markohen si të palexuar. Butoni i printimit në aplikacionin Mail të drejton direkt te opsionet e printimit. Përdoruesit mund të vazhdojnë të aksesojnë llogarinë Gmail pas përditësimit vetëm se do të duhet që të risinkronizojnë llogarinë.

Aplikacioni Windows Calendar është më i këndshëm nga ana vizuale pasi Microsoft-i ka ndryshuar madhësinë dhe ngjyrën e shkrimit në shfaqjen e axhendës në mënyrë që programet e WIndows mailplanifikuara të jenë më të lexueshme. Nuk është e mundur që të sinkronizohen planet e regjistruara në Gmail me aplikacionin Calendar dhe kjo gjë jo për faj të Microsoft, por të Google pasi ka ndërprerë suportin për Microsoft Exchange ActiveSync(EAS).

Aplikacioni People vjen i përditësuar vetëm me pak ndryshime. Klikimi me të djathtën mbi ekran mundëson një rrugë më të shpejtë për të naviguar lehtësisht. Tani është e mundur që të postohet direkt në profilin e miqve në Facebook, mjafton që të klikoni mbi emrin e tij si dhe mund të përgjigjeni direkt postimeve në Twitter.

Aksesimi i kontakteve të Google është i vështirë, megjithatë vazhdon të funksionojë. Përmirësimet e këtyre aplikacioneve janë pritur mirë në përgjithësi, megjithatë nuk mund të thuhet se janë përsosur.

Shumë persona vazhdojë të preferojnë përdorimin e Microsoft Outlook ose Gmail për të kontrolluar postën elektronike dhe Facebook ose Twitter për të aksesuar rrjetet sociale. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>