Lajmet

Microsoft përditëson aplikacionin Facebook për Windows Phone me një ndërfaqe të re

Aug 6 2014
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson aplikacionin Facebook për Windows Phone me një ndërfaqe të re

facebookMicrosoft ka përditësuar aplikacionin Facebook për Windows Phone duke sjellë disa veçori të reja nga version Beta përfshi edhe një ndërfaqe të re. Tashmë ju mund të shkarkoni versionin më të fundit direkt nga Windows Phone Store. Gjëja e parë që vini re është dizajni i përditësuar. Përveç ndërfaqes së re, Microsoft premton më shumë performancë të aplikacionit, por që nuk tregohet sesa i shpejtë do të jetë.

Për më tepër, aplikacioni mbështet më shumë gjuhë, tashmë mund të ngarkohen video të kapura përmes Windows Phone si dhe integron Facebook Messenger për Windows Phone. Përdoruesit e Windows Phone 8.1 do të kenë edhe disa të mira të tjera ku tashmë aplikacioni i ri ndërlidhet menjëherë me aplikacionin “Njerëzit” (People) që do të thotë se kontaktet, eventet, foto albumet tashmë janë nën kontrollin e Facebook për Windows Phone.

Ky është versioni 5.3 i aplikacionit dhe ndryshimet e tij janë bërë zyrtare, ku ndër to mund të përmendim:

– Përditësim i dizajnit

– Përmirësim i performancës

– Ngarkimi i Videove

– Mbështetja për Messenger

– Detajet e postimeve

Ky është lëshimi i katërt që kur Microsoft lançoi një program Beta të Facebook-ut në prill të vitit 2013. Microsoft, ashtu si Blackberry zhvillojnë aplikacionin Facebook për platformën e tyre mobile. Ky është realiteti ku tregohet qartë se Facebook nuk është interesuar të ndërtojë aplikacione përveçse nëse janë për Android dhe iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>