Lajmet

Microsoft përditëson aplikacionin OneNote për iPad me dizajnin e ri të iOS 7

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson aplikacionin OneNote për iPad me dizajnin e ri të iOS 7

onenote.0_standard_800.0Në hapin e ndërmarrë për të lëshuar aplikacione të reja për produktivitet për iPad gjatë ditës së enjte, Microsoft ka bërë përditësimin e OneNote me një dizajn të ri që tani përshtatet më mirë për sistemin operativ iOS 7.

Ai “ndihet” rehat si në shtëpi pranë aplikacioneve të reja Word, PowerPoint dhe Excel, që mund të ketë kuptim, pasi OneNote është po ashtu pjesë e platformës Microsoft Office.

Fatkeqësisht, përditësimi i njëjtë për versionin për iPhone ende nuk është lëshuar; dukja e tij ende nuk ka ndryshuar (dhe kështu është pak jashtë mode). OneNote për iOS ishte kritikuar mjaft kur Microsoft e paraqiti fillimisht aplikacionin në vitin 2011, por kompania me kalimin e kohës ka punuar që atëherë për ta përmirësuar atë.

Microsoft në mënyrë të qartë është duke ndërmarrë hapa për ta bërë platformën Office si një forcë produktive në iPad dhe OneNote tashmë është softuer mjaft i popullarizuar tek përdoruesit.

Kompania së fundi ka bërë lëshimin e OneNote për OS X, që është aplikacioni i parë i vet i ri për Mac prej kohësh dhe softueri menjëherë i ka kryesuar listat e aplikacioneve në dyqanin e aplikacioneve për Mac.

Përveç në pamje, ndryshimet e tjera të OneNote për iPad janë relativisht të vogla: Microsoft thotë që “fotografitë e tabelave të bardha të dokumenteve tani janë shkurtuar automatikisht dhe përmirësuar” dhe lëshimi përfshin po ashtu arnimet e zakonshme të vrimave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>