Lajmet

Microsoft përditëson kalendarin e Outlook.com

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson kalendarin e Outlook.com

outlockDuke filluar nga dita e martë, kalendari në Outlook.com merr një pamje të re të stilit Metro, teksa ndërmarrja Microsoft bën një përditësim madhor për këtë komponent të rëndësishëm të shërbimit të vet online.

Sipas një postimi në blog nga Microsoft-i, kalendari i ri do të jetë në dispozicion “përreth botës gjatë kësaj jave,” ndonëse llogaria e përdoruesve fillimisht duhet të përditësohet.

Pamja Metro, shumë përmirësime

Një kalendar për Metro ishte dukshëm duke i munguar shërbimit Outlook.com kur ai u lëshua vitin e kaluar, por kalendari i paraqitur gjatë ditës së djeshme ofronte disa stolisje dinjitoze, të stilit Metro, duke përkuar me komponentët SkyDrive dhe komponentët e tjerë për Metro në Outlook.com

Poshtë të gjithave, thotë Microsoft, është një traget i përmirësimeve që duhet të duket familjar me çdokënd që është duke përdorur Google Calendar.

Sipas Microsoft-it, krijimi i ngjarjeve në kalendar do të jetë me më pak klikime tani dhe do të jetë më lehtë që të kërcehet në ditë dhe ngjarje të caktuara.

Kalendar i ri, tani më i lidhur

Microsoft-i tani ka vënë në pah lidhshmërinë e kalendarit të ri. Siç duket, ai mund të sinkronizojë kalendarët përgjatë pajisjeve me Windows dhe ai po ashtu mund të lidhet me shërbimet e rrjeteve shoqërore si LinkedIn dhe Facebook dhe të shtojë ditëlindjet e njerëzve që i njihni në kalendarin tuaj.

calendari outlockJu mund të shpërndani kalendarin tuaj për shpërndarje më të madhe me opsione për ndryshim dhe privatësi.

Dhe, natyrisht, nëse deri tani keni përdorur kalendarë të tjerë, mos u shqetësoni, pasi ata mund t’i importoni në Outlook.com.

Përditësimet e kalendarit janë mirëpritur mjaft gjatë, veçanërisht duke e ditur famën e Google Calendar.

Rreth 360 milionë përdorues të Outlook.com janë duke pritur që të shohin nëse ky kalendar i ri mund t’i arrijë pritjet që kanë përdoruesit për të. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>