Lajmet

Microsoft përditëson Outlook Mail me funksione të reja për bisedat dhe llogaritë

Jul 12 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu Outlook do të hapë automatikisht bisedën e parë në një grup bisedash. Përveç përmirësimit të replikave, Microsoft e bëri më të lehtë kalimin nga një llogari e-mail tek tjetra. Microsoft përditëson Outlook Mail me funksione të reja për bisedat dhe llogaritë

Microsoft përditësoi aplikacionin Outlook Mail në Android dhe iOS me disa përmirësime të prekshme për bisedat dhe llogaritë.

Replikat në e-mail-e tashmë do të përmbajnë një hapësirë të re ku mund të etiketoni miqtë apo kolegët tuaj me simbolin “@” të cilët do të mund të shohin gjithë bisedën.

Gjithashtu Outlook do të hapë automatikisht bisedën e parë në një grup bisedash. Përveç përmirësimit të replikave, Microsoft e bëri më të lehtë kalimin nga një llogari e-mail tek tjetra.

Aplikacioni ofron mbështetje për Gmail, Outlook dhe Office 365 por kalimet nga njëra tek tjetra ishte një dhimbje e vërtetë. Microsoft ka shtuar një element të ri përzgjedhës të llogarive me një pamje të përmirësuar të folderave.

Por ndryshime më të mëdha nuk do të vinë sot. Microsoft premtoi një ndërfaqe të ndryshuar për kërkimin i cili do të jetë në qendër të aplikacionit. Teknologjia Microsoft Graph do të vërë theksin tek informacionet e rëndësishme si udhëtimet e planifikuara, dërgesat e pakove dhe dokumentet e fundit të dërguara.

Funksionalitetet e reja për llogaritë dhe bisedat janë të disponueshme nga dita e sotme në Android dhe iOS për llogaritë Outlook.com dhe Gmail. Në ditët në vijim kësaj liste do ti bashkohet edhe Office 365. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>