Lajmet

Microsoft përditëson platformën e prezantimit Office Mix me veçori të reja

Oct 22 2014
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson platformën e prezantimit Office Mix me veçori të reja

officeMix-798x310Microsoft gjatë ditës së hënë ka lajmëruar disa përditësime që janë përfshirë në programet dhe mjetet për prezantim dhe mësim Office Mix. Në mesin e veçorive të reja është një opsion për të ndërprerë përkohësisht ndonjë pjesë të incizimit, për t’u siguruar që jeni duke i zgjedhur fjalët siç duhet dhe për të thënë atë që synoni ta thoni dhe një veçori të re ‘eraseink’, nëse doni të diktoni mbi të njëjtin slajd por të shtoni përmbajtje të re në të.

Në të ekziston edhe një veçori e re e kërkimit që e bën të lehtë gjetjen e ‘kombinimeve’ që ju interesojnë, që mundëson organizimin në bazë të kategorisë, temës, etikës ose autorit.

Me këtë përditësim, Microsoft përpiqet ta përmirësojë mënyrë e prezantimit dhe platformën e mësimdhënies që përdoret për të rritur angazhimin me të gjitha ‘kombinimet’ që janë në dispozicion. Një produkt i cilësisë më të lartë duhet të ju çojë në përdorim më të madh të platformës në përgjithësi.

Por nuk ka qenë në dispozicion në masë të gjerë për një kohë të gjatë, pasi versioni testues privat ishte lëshuar gjatë majit. Nuk dihet se a do të vazhdojë jetën si produkt në vete, ose do të afrohet më tepër me PowerPoint. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>