Lajmet

Microsoft përditëson Visual Studio 2012, shton suport për Windows XP

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson Visual Studio 2012, shton suport për Windows XP

Visual Studio 2012 Update 1 (Visual Studio 2012.1)është tashmë i disponueshëm për shkarkim.

Ky përditësim iu mundëson përdoruesve të zhvillojnë aplikacione për Windows XP si dhe të bëjnë më tepër testime gjatë punës së tyre. Përditësimet fokusohen në katër fusha: zhvillim Windows, zhvillim SharePoint, agile teams dhe cilësi e vazhdueshme.

Tashmë, zhvilluesit mund ta përdorin Visual Studio 2012 për të shkruar aplikacione C++ për Windows XP. Update 1 sjell edhe diagnostikim dhe testim më të mirë për aplikacionet e Windows Store, si dhe analizë kodi për të përmirësuar cilësinë e aplikacioneve për Windows Phone 8. E njëjta gjë vlen edhe për zhvilluesit e SharePoint.

Janë bërë përmirësime edhe për zhvilluesit që menaxhojnë projektet

Në përgjithësi, aftësia për të testuar aplikacione është pika kyçe e Update 1. Zhvilluesit mund të regjistrojnë teste në Internet Explorer dhe t’i shohin ato në shfletues të tjerë.

Edhe Microsoft Test Manager është përmirësuar. Microsoft ka shtuar gjithashtu edhe disa opsione për ndjekjen e programit për të mbështetur teknikat e zhvillimit agile.

Po ashtu janë bërë përmirësime edhe për zhvilluesit që menaxhojnë projektet duke përdorur ndërfaqen e bazuar në ueb për Team Foundation Server. Për më tepër, në këtë përditësim përfshihet edhe një karakteristikë e re e quajtur Code Map.

Ajo i lejon zhvilluesit të ndërtojnë pamje të fushave të caktuara të kodit në mënyrë që të kuptohen dhe navigohet sa më shpejt në relacionet e saj. Përveç karaktersitikave të reja, ky përditësim rregullon edhe 100 probleme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>