Lajmet

Microsoft përditëson Windows Phone 8.1 Preview

May 16 2014
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson Windows Phone 8.1 Preview

2_windows-phone-8.1-preview-01_story_storyMicrosoft ka lëshuar përditësimin e parë për Windows Phone 8.1 Preview për zhvilluesit. Nëse ju jeni një zhvillues ose një entuziast në program, ju mund të merrni versionin e ri (8.10.12382.878) duke shkuar tek cilësimet e aparatit tuaj celular, më pas “Phone Update” dhe të klikoni “Check For Updates”.

Për fat jot ë mirë, Microsoft nuk ndau asnjë informacion rreth këtij lëshimi. Kompania thotë se ky përditësim përfshin disa përmirësime bazuar në feedback-un që kanë marrë nga përdoruesit dhe që janë të gëzuar që po lëshojnë përditësimin e parë vetëm një muaj pas lançimit.

Meqë Microsoft ngurroi të jepte informacione, Zv presidenti I Windows Phone Joe Belfiore në Twitter ndau disa informacione shtesë, si një numër i madh rregullimesh përfshi edhe përmirësime të baterisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>