Siguri

Microsoft përgatit lansimin e Windows 7 SP1

Jun 7 2010
0 Shpërndarje
Microsoft përgatit lansimin e Windows 7 SP1

Konfirmimi për një SP (Service pack) të ri për sistemin e fundit të Microsoft, është bërë i ditur nga zëdhënësja Gavriella Schuster, e cila ka theksuar se Service Pack 1 “nuk do të përmbajë veçori të reja”, të specifikuara vetëm për Windows 7.

“Për Windows 7, SP1 do të jetë thjeshtë një kombinimi i përditësimeve që veçse ofrohen përmes Windows Update dhe disa hotfixe tjera shtesë që janë të bazuara në konsumatorët dhe partnerët tanë” tha Schuster.

“Me fjalë të tjera, konsumatorët mund të ndihen të sigurt rreth vendosjes së Windows 7 qysh prej këtij momenti”.

Schuster shtoi se SP1i radhës nga Microsoft për Windows Server 2008 RS do të veçohet me aftësi të avancuara për virtualizim, gjë që do të ndihmojë në zhvillimin e eksperiencës VDI Windows duke përfshirë:

RemoteFX – që mundëson një ambient të pasur, të ngjashëm me atë lokal të desktopit përmes rrjeteve
Memorie Dinamike – që do të lejojë Windows Server Hyper-V të gjejë në mënyrë automatike më shumë apo më pak memorie për secilin VM që nevojitet, duke ofruar më pas një performancë më të mirë dhe më të madhe në ambientin VDI.

Lajmet e fundit>