Lajmet

Microsoft përgatitet që t’i japë Windows 7 statusin e klasit të dytë

Nov 15 2012
0 Shpërndarje
Microsoft përgatitet që t’i japë Windows 7 statusin e klasit të dytë

Microsoft-i është duke punuar me shpejtësi për Windows 8, por ka shenja që Windows 7 është duke u lënë pas dore.

Të hënën, menaxheri i programeve të Microsoft-it, Daniel Moth, ka konfirmuar në një forum se DirectX 11.1 do të punojë vetëm me Windows 8. Kompania nuk ka plane që të ofrojë versione të tjera të DirectX për versione të mëhershme të Windows-it, përfshi Windows 7.

DirectX 11.1, softuer i grafikës 3D, nuk është ndonjë përditësim i madh nga DirectX 11, por synon të shfrytëzojë sa më shumë procesorët me grafikë të lartë dhe gjithashtu përfshin mbështetje për Stereoscopic 3D.

Ky lajm do të prekë kryesisht ata lojtarë që duan të përmirësojnë cilësinë e lojërave, por nuk duan të kalojnë në Windows 8. Por ky nuk është i vetmi tregues se Microsoft-i është duke e lënë pas Windows 7.

Thuhet se Microsoft-i nuk do të ofrojë as pakon e servisit për Windows 7 dhe kompania nuk ka në plan të ofrojë ndonjë aplikacion Xbox Music për sistemet e vjetra operative.

Microsoft-i do ta mbështesë Windows 7 deri në vitin 2015

Për përdoruesit e Windows Phone 8, Windows 8 ka një aplikacion me stil modern për sinkronizimin dhe shikimin e medias, kurse Windows 7 ka vetëm një aplikacion për Windows Phone desktop.

Por duhet bërë e qartë se Microsoft-i do ta mbështesë Windows 7 deri në vitin 2015, çka do të thotë se do të ofrojë falas përditësime sigurie.

Mbështetja e zgjatur, e cila ofron përditësime falas, do të vazhdojë me abonime deri në vitin 2020. Kur është fjala për aplikacionet dhe shërbimet individuale, Microsoft-i ka nisur të lëvizë.

Edhe Internet Explorer 10, që është i gatshëm në Windows 8, do të ketë vetëm një version inspektues për Windows 7 këtë muaj, duke mos thënë asgjë për disponueshmërinë e saj.

Nuk është e pazakontë që Microsoft-i i trajton si softuere të klasit të dytë versionet e mëhershme të sistemeve operative.

Office 2013 nuk do të mbështesë Windows Vista ose XP, po kështu as Internet Explorer 10.

Kjo tregon edhe një herë se Microsoft-i është shumë i vendosur të arrijë sukses me Windows 8. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>