Analiza

Microsoft përgatit një libër të fshehtë për punonjësit e Nokia-s

May 15 2014
0 Shpërndarje
Microsoft përgatit një libër të fshehtë për punonjësit e Nokia-s

Nokia_01.0_standard_1020.0Në muajt pas blerjes së biznesit të telefonëve të Nokia-s nga Microsoft, dy kompanitë i janë qasur kompanisë mediatike TCOLondon që të ndërtojnë në fshehtësi një libër unik për përafërsisht 20 mijë punonjës të Nokia-s që priten t’i bashkohen kompanisë Microsoft. Libri prej 128 faqesh ishte redaktuar dhe ilustruar në Londër përpara se të shtypej dhe të shitej për punonjësit në më tepër se 90 qytete në 53 shtete.

Është një festim për historinë e pasur që Nokia dhe Microsoft e kanë, duke përfshirë gravurat nga origjina e Nokia-s në një fabrike letre në Finlandë dhe rrënjët e Microsoft-it në Nju Gjersi. Ilustrimet janë të ndryshme, nga thirrja e parë GSM deri tek intervenimet kirurgjike duke përdorur sensorin e Kinect-it.

Nokia dhe Microsoft janë afruar me TCOLondon gjatë mesit të muajit dhjetor, ku plani fillestar ishte përgatitja dhe përfundimi i librit për 1 shkurt. Një blerje më e vonë se që është pritur nënkuptonte që libri ishte dërguar tek punonjësit gjatë kohës së përmbushjes së marrëveshjes në fund të muajit prill.

CEO i kompanisë Microsoft, Satya Nadella, madje vizitoi Finlandën për ta paraqitur një kopje të librit “One” për presidentin finlandez Sauli Niinisto. Ja disa nga ilustrimet e shumta që përfshihen brenda librit prej 128 faqesh. (PCWorld Albanian)

nokia_03_0mn2mn3mn4mn5mn6mn7mn8mn9mn10mn11

Lajmet e fundit>