Lajmet

Microsoft përgjigjet Google News me aplikacionin ri Microsoft News

Jun 20 2018
0 Shpërndarje
Tani Microsoft News do të rekomandojë përmbajtje në bazë të një motori të ri i cili është edhe në zemër të MSN.com dhe aplikacionit News në Windows 10. Microsoft përgjigjet Google News me aplikacionin ri Microsoft News

Microsoft në përpjekje për ti vënë fre aplikacionit të ri Google News, ditën e sotme lançoi një version të ridizajnuar të MSN News i cili vjen si Microsoft News në iOS dhe Android.

Disa prej tiparave të reja janë një temë e errët, integrim me Widgets në iOS dhe Android, njoftime të konfigurueshme dhe mjete personalizimi me të cilat përdoruesit mund të ndjekin tematika si lajme globale, lajme financash, fitnes e shumë të tjera.

Tani Microsoft News do të rekomandojë përmbajtje në bazë të një motori të ri i cili është edhe në zemër të MSN.com dhe aplikacionit News në Windows 10.

Me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe editorëve njerëzore, aplikacioni ofron artikujt, video dhe foto nga 3,000 brend të njohura si USA Today, New York Times, FOX News, Washington Post, Die Welf, Le Monde, BBC News, The Guardian, El Pais dhe Kyodo News.

Çdo ditë publikuesit dërgojnë tek Microsoft lajme për 100,000 copë përmbajtjeje ku algoritmet dhe inteligjenca artificiale përzgjedhin disa prej tyre.

Më pas rezultatet dërgohen tek një ekip prej 800 editorësh njerëzorë në 50 vende të ndryshme. Në mesin e këtyre vendeve janë India, Gjermania, Franca, Meksika, Kanadaja dhe Spanja. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>