Softuer

Microsoft përmes Cloud drejt lojërave sociale

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Microsoft përmes Cloud drejt lojërave sociale

Kompania në vend të kësaj është fokusuar në ndërtimin e veglave për të ndihmuar zhvilluesit e tjerëve të lojërave që të jenë gati dhe të punojnë më shpejtë. Në kthim për ndihmën e dhënë, zhvilluesit e lojërave duhet të hostojnë lojërat e tyre në Windows Azure, që është emri i teknologjisë Cloud të Microsoft. 

Deri sot Amazon ka qenë dhe është bartësi kryesor (host) për shumë lojëra online, duke përfshirë lojërat e mëdha në Facebook, të zhvilluara nga Zynga dhe të tjerët. Përfitimet nga përdorimi i cloud për të bartur lojën janë të ndërlidhura me faktin se ju me shpejtësi mund të jeni gati nëse ka rritje të shtuar të aktivitetit, dhe më pas të zvogëloni kapacitetet nëse ndryshojnë rrethanat. Pra me fjalë të tjera nuk do të paguani pa nevojë për pajisje që nuk përdorni.

Gjersa Microsoft bart në cloud’in e saj disa lojëra sociale, programi i iniciuar sot është prezantuar qartë me synimin e vetëm për të ringjallur biznesin. Gjatë kësaj jave në Casual Connect në Seattle, Microsoft lansoi një toolkit për zhvillues, që iu ofron atyre kod bazik për një numër të teknologjive në “back-end” që zhvilluesit e lojërave duhet t’i ndërtojnë vet, por nuk dëshirojnë të humbin shumë kohë me to.

Në mesin e këtyre komponentëve të përfshira janë mënyra për të vëzhguar arritjet e lojtarit, mënyra për të ruajtur rezultatin, dhe udhërrëfyes sesi të përdoren Facebook Credits për të shndërruar lojën në të hyra. Veglat gjithashtu u tregojnë zhvilluesve sesi të ruajnë profilet e përdoruesve dhe si të vendosni çmime për blerje brenda aplikacionit. I tërë kodi dhe API’t janë pa pagesë, kështu që zhvilluesit mund të futen në çfarëdo niveli dhe të jenë gati për një periudhë të shkurtër kohore.

Për të bërë eksperiencën edhe më të lehtë, Microsoft krijoji një lojë me ndihmën e Grant Skinner, (një zhvillues i njohur) për të demonstruar sesi funksionojnë gjërat. Loja quhet Tankster, dhe mund të luhet online prej kujtdo. Loja përfshin mesazhe, postime në mur dhe komente, dhe arritjet e lojtarit dhe statistikat e lojës prezantohen përmes një tabele me pikë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>