Blog

Microsoft përmirëson kërkimin e fotografive në Bing

Sep 20 2014
0 Shpërndarje
Microsoft përmirëson kërkimin e fotografive në Bing

Microsoft gjatë të enjtes paraqiti një përditësim madhor në kërkimin e fotografive në Bing, që pritet të vijë gjatë “javëve të ardhshme”.

Kompania thotë që përvoja e re e përdoruesit adaptohet në bazë të kërkesës tuaj dhe rezolucionit të ekranit tuaj, është e përshtatshme për ekranet që janë të ndjeshme në prekje, si dhe është me “mjaft mundësi zgjerimi për të mbështetur drejtimin drejt të cilit jemi duke shkuar nisur.”

Pasi Bing ka marrë sugjerime të reja të kërkimit dhe përmbajtje të ndryshuar dhe pasi që përdoruesit më tepër janë duke iu qasur shërbimit nga pajisje të ndryshme, përvoja e vjetër nuk mund të lihej e tillë.67-730x285_01

Microsoft e pranon që “çaloi në ofrimin e një përmbajtje tërësisht të re, rezolucione dhe metoda të ndryshme të hyrjes.”

Me dizajnin e ri, faqja e rezultateve zgjerohet në gjerësinë e plotë të ekranit tuaj. Në të njëjtën kohë, Microsoft është duke premtuar që vetë imazhet do të shfaqen në përpikëri më të lartë dhe do të jenë më pak të prera ose të ndryshuara.

Sugjerimet për hulumtime do të shfaqen në formë dinamike, në vend se të shfaqen vetvetiu në faqen e parë. Bing do të “vendos në mënyrë inteligjente përmbajtjen e duhur në vendin e duhur” në bazë të kërkesës suaj, rezolucionit të ekranit dhe pajisjes.

Duke u bazuar në reagimet nga përdoruesit, Microsoft ka paraqitur edhe një seksion të vogël të sipërm që shfaqet kur shkoni poshtë.

Është dizajnuar që ta zë rreth 10 për qind të ekranit tuaj, duke ju dhënë një mënyrë gjithmonë të mundshme për ta përmirësuar kërkimin tuaj ose për të gjetur sugjerime.

67-730x285_02

Me pak fjalë, këto përmirësime janë synuar që t’i japin përdoruesit më tepër përmbajtje të pasur dhe të përshtatshme, duke mos e bërë një çrregullim përvojën e kërkimit, pavarësisht nga pajisja që e përdorni.

Mund të themi që kërkimi i fotografive në Bing ka qenë më i mirë se sa Google, kështu që edhe me ardhjen e këtyre ndryshimeve, do të mund të kemi përmirësime të mëtejshme në dobi të përdoruesve. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>