Lajmet

Microsoft Pix shndërron fotot tuaj në art

Jun 16 2017
0 Shpërndarje
Ngjashëm me Prisma, aplikacioni sjell një veçori të re, Pix Styles, me të cilin mund të transformoni fotot në një punë arti dhe të përdorni efekte të tjera. Microsoft Pix shndërron fotot tuaj në art Photo Source: Microsoft

Microsoft lançoi një përditësim në aplikacionin e editimit të fotove përmes inteligjencës artificiale Microsoft Pix, duke konkurruar drejtpërdrejtë me Prisma dhe aplikacione të ngjashme.

Ndërsa Microsoft Pix është dizajnuar për të përmirësuar fotot tuaja shkrepur nga një iPhone, aplikacioni i ri përditësuar garanton më shumë argëtim me fotot tuaj duke i kthyer ato në art.

Ngjashëm me Prisma, aplikacioni sjell një veçori të re, Pix Styles, me të cilin mund të transformoni fotot në një punë arti dhe të përdorni efekte të tjera.

Konkretisht një prej efekteve transformon fotot sikur të ishin në zjarr. Aplikacioni vjen nga dita e sotme me 11 stile dhe efekte ndërsa më shumë të tjera do të shtohen në javët në vijim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>