Harduer

Microsoft, plan për të zvogëluar shpenzimin e baterisë nga celularët

Dec 26 2012
0 Shpërndarje
Microsoft, plan për të zvogëluar shpenzimin e baterisë nga celularët

BateriNëse keni përdorur shërbimet për lokacion në një telefon për ndonjë kohë të gjatë, e dini që ata në shpejtësi e harxhojnë baterinë.

Një projekt hulumtues nga Microsoft tregon që është një rrugë për çipet për lokacione brenda smartfonëve që të përdorin shumë më pak bateri.

Duke zvogëluar shpenzimin e energjisë për GPS çipat do të mundeshin jo vetëm që të zgjerojnë jetëgjatësinë e baterisë së smartfonëve dhe tabletëve, por do ta bënin gjithashtu praktike shtimin e funksionimit të GPS-it për më tepër pajisje, duke përfshirë sensorët e largët që shpenzojnë pak energji.

Pushtuesi më i madh i energjisë brenda një smartfoni është çipi për GPS. Ky komponentë mund të marrë 30 sekonda vetëm për të marrë të dhëna e nevojshme satelitore për informacionin që i nevojitet për një rregullim fillestar të vendndodhjes; ai pastaj duhet të shkojë përgjatë kodeve të shkarkuar për të llogaritur me saktësi vendndodhjen e vet.

Hulumtuesit e ndërmarrjes Microsoft zvogëluan atë shpenzim të energjisë në masë të madhe duke kryer një pjesë të punës në cloud.

ChipJie Liu që është hulumtuesi kryesor në Microsoft Research dhe skuadra e tij zhvilloi një sistem për GPS që grumbullon vetëm disa milisekonda të informacionit më të rëndësishëm nga satelitët.

Këto të dhëna pastaj kombinohen me informacione të tjera të rëndësishme nga publiku, baza të të dhënave online, si trajektoret satelitore dhe vlerat për lartësi mbidetare, për të llogaritur vendndodhjet e kaluara të pajisjes.

Por llogaritjet për lokacion dhe bashkim të të dhënave ndodhin në një server të largët.

Hulumtuesit e quajnë këtë qasje si GPS të shkarkuar në cloud dhe ata e quajnë sistemin që ata e ndërtuan si CLEO (Kultivimi i bishtit të Gjatë në Vrojtime në Ambient).

Sipas hulumtimit të paraqitur gjatë muajit të kaluar në konferencën SenSys 2012 në Toronto, CLEO mund të krijojë kuptime të vazhdueshme në GPS për një vit e gjysmë me Microsoft chipefikasitet në mënyrë të mjaftueshme për të qenë të mbështetur nga dy bateri AA.

Në një telefon tipik mobil, thotë Liu, kuptimi i vazhdueshëm në GPS do të vendosej përgjatë baterisë së pajisjes në përafërsisht gjashtë orë.

(Në praktikë, të dhënat nga stacionet bazë të Wi-Fi dhe kullat për celularë kontribuojnë për informacionet për lokacion në telefona mobilë kështu që GPS-i nuk ka nevojë që të bëjë gjithmonë tërë punën e tij të rëndë.) (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>