Lajmet

Microsoft: Plani i Presidentit Obama për taksa, mund të dëmtojë vendet e punës në SHBA

Jun 5 2009
0 Shpërndarje
Microsoft: Plani i Presidentit Obama për taksa, mund të dëmtojë vendet e punës në SHBA

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer gjatë kësaj jave, ofroi një mësim të padëshiruar ekonomik kundrejtë administratës Obama: Taksat më të larta kanë konsekuenca të cilat bërësit e politikave në Uashington nuk do t’i dëshironin.

Të mërkurën Ballmer tha se nëse Kongresi miraton planet e Presidentit Obama për të vendosur taksa më të larta për korporata, atëherë është e kuptueshme se Microsoft do të vendos që të lëviz vendet e punës pëtej bregdetit.

“Do na bëhen vendet e punës në SHBA më të shtrenjëta” deklaroi Ballmer. “Do të ishte më pozitive për ne nëse i marrim njerëzit dhe i dërgojmë ata jashtë SHBA-së, në vend se ti mbajmë përbrenda vendit tonë”
Muajin e kaluar, presidenti Obama paraqiti një plan për të rishkruar ligjin e taksave duke parandaluar kompanitë multinacionale të bazuara në SHBA që të “nënshtrohen” dhe të mbajnë profitet e tyre larg bregut.
Sistemi momental i taksave për korporatat në SHBA është i pazakonshëm për shkak se vendos taksënë të hyra që fitojnë Microsoft dhe kompani tjera  në vende tjera, edhe nëse veçse kanë paguar taksat e atyre të hyrave në bazë të ligjeve të huaja. Kjo i bënë kompanitë e bazuara në SHBA që të jenë më pak konkurruese sesa, të themi kompanitë Irlandeze që nuk paguajnë taksa në të hyrat prej vendeve tjera dhe nuk janë të goditura nga taksat e dyfishta; taksa e nënshtrimit është diçka që mund ta zgjidh nyjën.

Nëse eleminohet taksa e nënshtrimit, gjërat bëhen më tërheqëse për një kompani që të lëviz qendrën e saj nga Seattle në Dublin. Kësaj pune i thonë votim me këmbë e jo me dorë.

Kjo është edhe arsyeja përse bizneset e kundërshtojnë planin e Presidentit.

Dihet se Microsoft ka të punësuar mbi 95.000 punëtorë anembanë botës, dhe përafërsisht 56.500 punëtorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

 

Lajmet e fundit>