Lajmet

Microsoft planifikon arnime për IE 10 dhe Windows 8 javën e ardhshme

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Microsoft planifikon arnime për IE 10 dhe Windows 8 javën e ardhshme

Micorsoft-i ka lajmëruar se do të bëjë shtatë përditësime të sigurisë këtë javë për të arnuar 11 vrima, duke përfshirë të parin që i bëhet Internet Explorer 10 (IE 10), që është shfletuesi më i ri ndërmarrjes.

Ashtu siç bëri muajin e kaluar, Microsoft-i gjithashtu do të arnojë Windows 8, Windows RT dhe Windows Server 2012, sistemeve të veta të reja operative për desktop, tablet dhe server.

Pesë nga shtatë përditësimet do të jenë të shënuara si “kritike”, që është vlerësimi më i lartë i Microsoft për kërcënime, derisa të tjerat do të shënohen si “të rëndësishme”,- thuhet në një paralajmërim të avancuar të publikuar gjatë të premtes.

Andrew Storms, i cili është drejtor i operacioneve të sigurisë në nCircle Security, vendosi përditësimin e IE-së në majë të listës së tij të gjërave që duhet të bëjë.

Edhe të tjerë e bënë këtë gjë, gjithashtu, duke përfshirë Paul Henry, i cili është hulumtues në Lumension me bazë në Arizona. (PC World Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>