Biznes

Microsoft planifikon investim prej 1 miliard dollar çdo vit në siguri kibernetike

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Kjo shumë nuk përfshin blerjet e Microsoft në këtë sektor ishin fjalët e zëvendës presidentit të sigurisë pranë Microsoft, Bharat Shah për agjencinë e lajmeve Reuters. Microsoft planifikon investim prej 1 miliard dollar çdo vit në siguri kibernetike Photo Source: Reuters

Gjigandi Amerikan i softuerit Microsoft do të investojë 1 miliard dollar çdo vit në drejtim të hulumtimeve në fushën e sigurisë kibernetike tha një ekzekutiv i kompanisë.

Kjo shumë nuk përfshin blerjet e Microsoft në këtë sektor ishin fjalët e zëvendës presidentit të sigurisë pranë Microsoft, Bharat Shah për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sipas të dhënave që zotëron Microsoft, numri i sulmeve kibernetike është rritur ndjeshëm vitet e fundit nga 20,000 tre vite më parë në 600,000 deri në 700,000 aktualisht.

Përveç se ka investuar brenda kompanisë në siguri, Microsoft ka blerë tre firma siguria që të gjitha me seli në Izrael: Aorato, Adallom dhe Secure Islands. Po gjatë këtij muajit kompania bëri të ditur një investim në kompaninë Izraelite Team8.

Teknologjitë pritet të vihen në funksion gjatë vitit të ardhshëm. Shah premtoi implementimin e identifikimit pa nevojën e një fjalëkalimi në Windows 10. Sistemi operativ aktualisht ka një sistem i cili mundëson skanimin e fytyrës, irisit dhe shenjave të gishtërinjve për tu qasur në Windows.

Microsoft, emri i të cilit u bë i njohur falë sistemit operativ Windows, vitet e fundit ka tregu një ndryshim drastik të fokus drejt shërbimeve cloud. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>