Lajmet

Microsoft po dërgon përditësimin Lumia Denim në një shkallë më të gjerë

Jan 18 2015
0 Shpërndarje
Microsoft po dërgon përditësimin Lumia Denim në një shkallë më të gjerë

nokia_lumiaMicrosoft ka filluar të dërgojë përditësimin Lumia Denim në një linjë më të gjerë smartfonësh Windows Phone. Këto përditësime përfshijnë Windows Phone 8.1 Update 1 si dhe disa përmirësime specifike unike për telefonët Lumia. Lumia Denim aktualisht është pjesë e disa prej telefonëve Lumia, përfshi modelet Lumia 730, Lumia 735, Lumia 830 dhe Lumia 535. Përditësimi Lumia Denim është specifik për përdoruesit e një telefoni Lumia, ndërkohë që Microsoft ka publikuar një video që shpjegon sesi përdoruesit mund të instalojnë këtë përditësim.

Nga ana tjetër nuk është detajuar një datë fikse ku përditësimi do të jetë i disponueshëm për të gjithë, por që do të mbërrijë në vale. Kompania kishte thënë më parë se ky përditësim ka mbërritur në disa nga telefonët në tregje të përzgjedhura.

Lumia Denim u zbulua në shtator të 2014. Disa nga karakteristikat e këtij përditësimi janë:

Cortana: Asistenti dixhital do të marrë disa përditësime të gjuhëve duke shtuar disponueshmërinë në Britani dhe Kinë në fazën Beta dhe Australi, Canada, Indi, Francë, Itali, Gjermani dhe Spanjë në fazën Alpha.

Hey Cortana: Pas përditësimit Lumia Denim, telefonët Lumia mund të “zgjohen” përmes një komande zanore “Hey Cortana”. Nuk është nevoja të shtypni butonin e mikrofonit. Kjo veçori do të jetë e disponueshme në telefonët Lumia 930, Lumia Icon dhe Lumia 1520.

Folderat Live: Në ekranin e Start, do të mund të organizohen aplikacionet në foldera ngjashëm me platformën Android dhe iOS.

Përmirësimi i Internet Explorer: Tashmë shfletuesi do të jetë më i shpejtë dhe me stabil se asnjëherë më parë. Shkarkimet nga uebsitet mobile do të jenë edhe më të shpejta.

VPN Konsumatore: Kjo veçori ofron një siguri të përmirësuar të smartfonit tuaj kur jeni të lidhur me një rrjetet të pambrojtur publik Wi-Fi.

Lumia Icon (versioni amerikan i Lumia 930, Lumia 1520, Lumia 930 dhe Lumia 830 do të marrin një version të përditësuar te aplikacionit Lumia Camera. Microsoft premton imazhe të një cilësie tepër të lartë me një shpejtësi të lartë realizimi.

Më pak fjalë, ky është një përditësim i rëndësishëm, por një pjesë e madhe e adhuruesve të Windows Phone po shikojnë përtej kësaj. Javën e ardhshme, Microsoft pritet të zbulojë më shumë detaje të Windows 10, përfshi edhe versionin e ri të sistemit operativ për smartfonët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>