Biznes

Microsoft po fiton mirë me çdo telefon të aktivizuar me Windows Phone

Jan 19 2012
0 Shpërndarje
Microsoft po fiton mirë me çdo telefon të aktivizuar me Windows Phone

Sipas Trusted Reviews, Santiago Sierra një Menaxher i Portfolios pranë ZTE në Britani të Madhe, thekson se ZTE i paguan Microsoft’it mes 15 dhe 20 pound për secilin Windows Phone Smartphone, që i bie rreth 23 deri në 30 dollarë.  

Më parë ne kemi dërgjuar se prodhuesit e Windows Phone kanë qenë duke paguar 10 deri në 15 dollarë për secilin telefon me Windows Phone, dhe tani me shifrat e reja figurat duket se janë dyfishuar. 

Nuk është ende e qartë nëse Microsoft do të ndryshojë shumën që kërkon për secilin prodhues të Windows Phone apo nëse ata kërkojnë shumë të njëjtë prej secilit, megjithatë vlen të theksohet se Microsoft fiton edhe nga Android OS, ku kompania ka marrëveshje me mbi 70 për qind të prodhuesve të pajisjeve me Android për patenta të lidhura me Android, dhe ku prodhuesit raportojnë se i paguajnë 10 deri në 15 dollarë për secilën pajisjes Android të shitur në treg. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>