Analiza

Microsoft po konsideron ndryshimin e emrit të Internet Explorer

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
Microsoft po konsideron ndryshimin e emrit të Internet Explorer

140818113056-internet-explorer-620xaNë një bisedë në faqen e famshme Reddit të quajtur “Ask Me Anything”, e cila ishte organizuar nga inxhinierët e Microsoft-it u hodhën pyetje të ndryshme mbi shfletuesin e internetit më të famshëm.

Përdorues të ndryshëm të faqes Reddit pyetën skuadrën e inxhiniereve të Microsoft-it nëse ata kanë konsideruar ndonjëherë të ndryshojnë emrin e Internet Explorer. Përgjigja e tyre ishte se ata për një kohë të gjatë e kanë menduar diçka të tillë dhe se me shumë mundësi ata do të bëjnë diçka së shpejti.

Përdoruesit e Internet Explorer e kanë kërkuar masivisht ndryshimin e emrit të shfletuesit, madje kanë sugjeruar edhe emra të ndryshëm. Ndryshimi i emrit të Internet Explorer nuk do të sjellë ndonjë ndryshim dramatik në shitjet e Microsoft ose në shtimin e përdoruesve. Shfletuesi i internetit më i përdorur dikur, tashmë për vite me radhë, por reputacioni dhe baza e përdoruesve të tij kanë rënë dhe po bie ndjeshëm.

Në vitin 2010 Internet Explorer kishte për vete 50% të të gjithë përdoruesve të internetit, ndërsa sot ka vetëm 21%. Për momentin Chrome udhëheq si shfletuesi më i përdorur duke zotëruar 45 % të tregut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>