Analiza

Microsoft po konsideron ofrimin e një versioni pa pagesë të Windows 8.1

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
Microsoft po konsideron ofrimin e një versioni pa pagesë të Windows 8.1

microsoft1Mesa duket Windows 8/8.1 nuk po ecin sipas planit të Microsoft-it. Sistemi operativ nuk ka mundur të ruajë ritmin e shitjeve të paraardhësit të tij Windows 7 kryesisht për shkak të ndërfaqes, e cila ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek përdoruesit.

Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit rezulton se Microsoft po konsideron lançimin e një versioni pa pagesë ose me kosto më të ulët të Windows 8.1 që do të quhet “Windows 8.1 with Bing”. Kjo strategji do të përdoret për të tërhequr sa më shumë përdorues ndaj këtij sistemi.

Sipas The Verge, kompania mund të përdorë dy rrugë të mundshme për ofrimin e këtij sistemi: E para do të ishte ofrimi i tij si një version të përditësuar ndaj konsumatorëve që vazhdojnë të përdorin Windows 7.

Opsioni i dytë do të ishte lejimi i prodhuesve të kompjuterëve të ofronin “Windows 8.1 with Bing” në pajisje me çmime më ekonomike. Aplikimi i njërit prej këtyre opsioneve (ndoshta edhe të dy opsioneve njëkohësisht) me shumë mundësi do të mundësonte përmirësimin e pjesës së tregut të zotëruar nga Windows 8.1. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>