Biznes

Microsoft po konsideronte të blinte Nokia, ndryshoi mendje pasi pa librat e tyre

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Microsoft po konsideronte të blinte Nokia, ndryshoi mendje pasi pa librat e tyre

Rënia e Nokia nga lideri në fushën e aparateve celularë është dokumentuar shumë mirë. Raporte tregojnë se nga ana e Microsoft dhe Samsung kanë pasur disa interesime, por deri tani agjë nuk është bërë konkrete. Kjo çoi që skuadra The Register të konsiderojë më thellë blerjen nga Microsoft, gjithsesi kjo ishte ajo çfarë gjetën.

Sipas disa burimeve “të besueshme”, Microsoft kishte marrë në dorë librat e Nokia fundin e vitit që shkoi si një proçes vlerësimi për blerjen e mundshme. Sipas këtij raporti, Microsoft-it nuk i bënë përshtypje ajo çfarë panë kështu që u larguan nga ky plan.

Kjo nënkupton që thashethemet e Microsoft për blerje të reja ishin komplet pa baza, gjithsesi u përhap sepse e gjithë kjo ide dukej e besueshme. Publikimi tregon në fakt dy arsye pse kjo blerje nuk u krye. Microsoft nuk deshte të blinte, dhe Nokia nuk deshte të shiste.

Të dyja këto kompani kanë akoma para dhe kohë në dispozicionin e tyre. Nokia mund të rikthehet si lider në fushën e saj 18 muajt e ardhshëm dhe Microsoft mund të ketë një ekosistem më të fortë deri atëhere. Por me Nokia që nuk ka bërë ndonjë fitim të madh as atëhere, një blerje nga Nokia do të kishtë më shumë kuptim.

Aksionet e Nokia ranë në një nivel 15 vjeçar dhe ka humbur 0.40$ në vlerësim 90 ditët e fundit. Gjërat po dukeshin mirë të premten sepse çmimet u ngjitën me 6% për aksion duke u pasuar nga një thashethem per blerje nga ana e Samsung. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>