Lajmet

Microsoft po largon brendin “Windows Phone” në favor të “Windows”

Sep 16 2014
0 Shpërndarje
Microsoft po largon brendin “Windows Phone” në favor të “Windows”

windows-logoMicrosoft aktualisht është në një proces largimi të brendit “Windows Phone” në favor të vetëm “Windows”. Dokumente të publikuara më parë pretendonin këtë ndryshim, por tashmë këto imazhe e konfirmojë qartësisht.

Një smartfon i ardhshëm me model My Go GoFone GF47W vjen vetëm më emërtimin Windows në vend të emërtimit të zakonshëm Windows Phone.

Telefoni shkon më tej ku në pjesën frontale mbi butonin me logon e Windows është zëvendësuar kjo e fundit me vetëm një formë të rrumbullakët.

Microsoft ka në plan të unifikojë të gjitha pajisjet e saj në një brend që do të thotë se edhe emërtimi Windows Phone duhet të largohet. Microsoft po ashtu do të largojë brendin Nokia nga pajisje e ardhshme Lumia. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>