Analiza

Microsoft po largon markën Xbox në aplikacionet e reja të videove dhe muzikës për Windows 10

Apr 1 2015
0 Shpërndarje
Microsoft po largon markën Xbox në aplikacionet e reja të videove dhe muzikës për Windows 10

windows10musicvideoapps1Duket se Microsoft është duke u distancuar nga marka Xbox për aplikacionet e saj të muzikës dhe videove. Së fundmi kompania ka debutuar me dy aplikacione të reja për Windows 10 të emërtuara Music dhe Videos. Aplikacioni Xbox Music gjithmonë shkaktonte konfuzion duke tek përdoruesit duke i bërë të mendojnë nëse ky aplikacion ishte i disponueshëm vetëm në konsole.

Duke qënë se janë thjesht në fazën e versioneve paraprake, Microsoft deklaron se këto aplikacione mund të hasin disa probleme; kryesisht në luajtjen e përmbajtjeve dhe zhdukjen e galerive. Kompania paralajmëron gjithashtu se shtimi apo heqja e një folderi e ngadalëson aplikacionin. Por Microsoft premton korigjimin e këtyre gabimeve dhe shtimin e një sërë karakteristikave të reja së shpejti. Aplikacioni Music do të pajisjet me një temë në ngjyrë më të errët, modë kompakte, butona më të mirë navigimi dhe aftësinë për të blerë muzikë në Windows Store. Përsa i përket aplikacioni Video dhe ai së shpejti do të aksesojë Windows Store për blerjen e shfaqjeve dhe programeve televizive, gjithashtu shkarkimin e tyre për tu luajtur offline. Microsoft po planifikon dhe të përmirsojë rezultatet e kërkimit, vlerësimet mbi filmat, informacionin mbi kastin, konfigurimet dhe manaxhimin e pajisjeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>