Microsoft po ofron 100 GB falas në OneDrive të gjithë përdoruesve të Dropbox

Feb 20 2015
0 Shpërndarje
Microsoft po ofron 100 GB falas në OneDrive të gjithë përdoruesve të Dropbox

43e44256083ffb9ad3433ab8c5b29b57microsoft-onedrive.jpg.resized800Në një përpjekje të qartë për të joshur përdoruesit të kalojnë në shërbimin cloud të kompanisë,OneDrive, Microsoft po ofron falas të gjithë përdoruesve të Dropbox 100 GB hapësirë falas për 1 Vit.

Për të përfituar nga kjo ofertë, vizitoni këtë faqe, dhe indentifikohuni në OneDrive. Më pas verifikoni llogarinë tuaj Dropbox. Kjo ofertë duket të jetë e disponueshme globalisht.

Nëse ju investoni në aplikacionet Office të Microsoft, ja vlen të përfitoni nga kjo ofertë. Aktualisht OneDrive ofron 15 GB hapësirë falas ndërsa Dropbox vetëm 2GB. Personalisht ne jemi të kënaqur që na u dha mundësia të përfitojmë nga një ofertë e tillë dhe ta vëmë në funksion këtë hapësirë në Windows 8 dhe Windows 10 që janë dy sistemet operative më të integruar me shërbimet cloud të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Bonusi në OneDrive

Lajmet e fundit>