Lajmet

Microsoft po ofron aplikacionin OneNote për Windows terësisht falas

Feb 15 2015
0 Shpërndarje
Microsoft po ofron aplikacionin OneNote për Windows terësisht falas

onenote_logo-780x309Microsoft është duke ofruar falas të gjitha veçoritë që më parë ishin me pagesë në aplikacionin OneNote. Microsoft ka larguar të gjitha kufizimet me pagesë të këtij shërbimi çka do të thotë se kurdohere mund të shkarkoni OneNote 2013 për Windows 7 dhe Windows 8 nga onenote.com/download dhe të përdorni të gjitha veçoritë e saj pa paguar asgjë.

Në muajin Mars të vitit të shkuar, Microsoft lançoi falas aplikacionin OneNote për Mac dhe në të njëjtën kohë filloi të ofronte një version me pagesë të OneNote për Windows. Tani që të dyja versionet do të jenë falas.

Disa nga veçoritë që ishin me pagesë dhe tani falas janë:

* Seksionet e mbrojtura me kod

* Historiku i faqeve

* Regjistrimi audio dhe video

* Kërkimi skedarëve audio

Gjithashtu OneNote ruan të gjithë dokumentet e punuara në One Drive. E gjitha që ju duhet është një llogari Microsoft dhe do të përfitoni 15 GB hapësirë falas. Ekipi i Microsoft duket të jetë angazhuar goxha këtë vit. Pak ditë më parë kompania zbuloi aplikacionet Office për Windows 10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>