Lajmet

Microsoft po ofron një abonim falas në Office 365 për të gjithë studentët në të gjithë botën

Feb 24 2015
0 Shpërndarje
Microsoft po ofron një abonim falas në Office 365 për të gjithë studentët në të gjithë botën

Office-365-798x310Gjatë muajit shtator të vitit të shkuar, Microsoft njoftoi se studentët në SHBA do të mund të përfitonin një liçensë falas të suitës së produktivitetit Office 365. Tani, studentët dhe mësuesit në të gjithë botën do të mund të përfitojnë nga kjo ky proçes.

Studentët duhet të zotërojnë një adresë e-mail-i të universitetit për të përfituar nga kjo ofertë. Gjigandi i softuerit tha se miliona studentë në të gjithë botën do të mund të përfitojnë një abonim falas të Office.

Studentët e interesuar të kontrollojnë nëse munden të përfitojnë një abonim falas në faqen e Office 365. Mësuesit gjithashtu kanë uebfaqen e tyre të verifikimit.

Megjithëse një pjesë e madhe e studentëve teknikisht do të mund të përfitonin falas një abonim Office, atyre u duhet të kalojnë përmes një proçesi të gjatë me univesitetin e tyre për të aprovuar abonimin.

Studentët do të përfitojnë aplikacionet Word, Excel, PowerPoint, OneNote, Outlook, Access dhe Publisher. Gjithashtu në këtë abonim përfshihet edhe 1 TB hapësirë falas në OneDrive.

Office 365 për Studentët (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>