Lajmet

Microsoft po përpiqet të bind përdoruesit të largohen nga Windows XP

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Microsoft po përpiqet të bind përdoruesit të largohen nga Windows XP

windows-xp-645x250Me përfundimin e mbështetjes për Windows XP në më pak se një muaj, Microsoft-i po përpiqet të largojë përdoruesit nga sistemi operativ “antik” 12 vjeçar. Përpjekja e fundit vjen në formën e një marrëveshjeje nga dyqani i Microsoft-it që ofron 50 dollarë kartë dhuratë, 90 ditë mbështetje falas, dhe transferim të të dhënave falas nëse ju blini një kompjuter të ri dhe detyrimisht sistem operativ të ri. Si gjithmonë në të tilla oferta, gjithsesi, ka disa detaje që nuk ja vlejnë fare.

Karta 50 dollarëshe falas mundet vetëm të përdoret për të blerë produkte të Microsoft-it në dyqanin e tij online në SHBA. Mbështetja falas nuk është ndonjë gjë e re për blerjen nga dyqanet Microsoft. E fundit, transferimi falas i të dhënave është i disponueshëm për të gjithë nga partneriteti i Microsoft me Laplink. Me fjalë të tjera, e vetmja gjë e dobishme në këtë rast është ajo karta 50 dollarëshe falas dhe vetëm nëse ju doni të blini online. Por, është dhe një zbritje shtesë, dhe nuk ka asgjë për të diskutuar. Ju keni më shumë se një muaj për të përfituar nga kjo.

Ka rreth 16 lloje kompjuterësh për të zgjedhur përfshi, tabletë, laptopë, desktop dhe konvertues, shumicës të së cilave janë zbritur çmimet. Kostot fillojnë nga 229 dollarë në 1258 dollarë, pra ekzistojnë shanset që ju të gjeni diçka të dobishme dhe të përballueshme nga xhepi juaj.

Ndërkohë që Microsoft-i po imponon marrëveshje të tilla për ti detyruar përdoruesit të Windows XP të kalojnë në versione më të reja të sistemit operativ të kompanisë, mesa duket nuk po shënjestrohet kategoria e duhur demografike. Përdorimi i XP-së është i lartë në vende të botës së tretë, sesa në SHBA dhe përgjithësi nëpër biznese jo përdorues individualë.

Më 14 Prill 2009 ndërpreu mbështetjen e përgjithshme në XP. Kompania do të tërheqë mbështetjen për sistemin operativ komplet më 8 prill 2014. Kjo do të thotë se nuk ka më përditësime sigurie për ju, dhe nëse keni një kompjuter me Windows XP ka ardhur koha të largoheni nga ky sistem operativ. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>