Lajmet

Microsoft: Po rregullohet problemi i integrimit të Windows Phone me Facebook

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Po rregullohet problemi i integrimit të Windows Phone me Facebook

facebookwphoneMicrosoft ka konfirmuar që disa përdorues të Windows Phone janë duke përjetuar disa probleme me integrimin e aplikacionit të brenda-ndërtuar Facbook.

Problemet filluan disa orë më parë, kur shumë lexues të The Verge përjetuan probleme me sinkronizim të shërbimit Facebook.

The Verge ka përjetuar të njëjtat probleme me pajisjet që përdorin Windows Phone, ku pajisjet dështonin të sinkronizoheshin, duke paraqitur një gabim 83CF1104. Joe Belfiore thotë që skuadra e Facebook-ut “teksa ne flasim është duke punuar për një rregullim të problemit”.

Për momentin, disa përdorues të Windows Phone do të përjetojnë porosinë që tregon për problemin, por duket që porositë për këtë gjendje, disa porcione të lajmeve për integrimin ende punojnë.

Përditësimet e fotografive të kontakteve dhe Chati në Facebook duket se nuk punojnë për shkak të problemit me sinkronizim.

Problemet me Facebook vijnë disa javë pasi Microsoft konfirmoi problemet me integrimin e aplikacionit të brenda-ndërtuar, Twitter, duke shkaktuar humbje të të dhënave të shumta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>