Harduer

Microsoft po zhvillon në mënyrë sekrete një tabletë Surface 7-inç Xbox

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Microsoft po zhvillon në mënyrë sekrete një tabletë Surface 7-inç Xbox

Tani që Surface RT është këtu (dhe Surface Pro jo shumë larg), duket se Microsoft-i kërkon të tërheqë vëmendjen në një tabletë 7-inç e cila do të dalë në treg shumë shpejt.

Ndryshe nga Nexus 7, Kindle Fire HD dhe Nook Table, Microsoft 7-inç Xbox Surface Tablet, do të jetë pikërisht e synuar për lojtarët, e njëjtë me konsolat e dorës si PlayStation Vita dhe Nintendo 3DS.

Duke marrë të dhënat nga shumë burime, The Verge raporton se Microsoft-i tashmë është duke punuar për implementimin më të fundit të Xbox Surface, pra kjo është një pajisje e cila mund të shfaqet shumë shpejt.

Pajisja e Microsoft përdor një procesor ARM me frekuencë të lartë, një RAM të balancuar për lojërat dhe një bateri për “jetë”, edhe pse The Verge deklaron se nuk do jetë produkt i paarritshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>