Lajmet

Microsoft PowerPoint tashmë përkthen prezantimet tuaja në kohë reale në 60 gjuhë

Jul 14 2017
0 Shpërndarje
Softueri përkthen në kohë reale ndërsa ju flisni. Prezantimit mund ti bashkohen edhe persona të tjerë nga pajisjet e tyre dhe të marrin përkthimin në gjuhën që dëshirojnë. Microsoft PowerPoint tashmë përkthen prezantimet tuaja në kohë reale në 60 gjuhë Photo Source: Microsoft

Shtojcat për përkthimin e prezantimeve të Microsoft PowerPoint tashmë është e disponueshme për shkarkim. Përkthyesi ofron titra në kohë reale të prezantimeve tuaja në 60 gjuhë të ndryshme.

Ky është një hap përpara me 10 gjuhë nga sa u raportua gjatë muajit Maj në Konferencën e Zhvilluesve Build.

Kjo risi është e domosdoshme për prezantuesit në tregjet ndërkombëtare dhe praktikisht për këdo në industrinë e teknologjisë. Falë inteligjencës artificiale të Microsoft përdoruesit mund të përkthejnë çdo slide PowerPoint në secilën prej gjuhëve të përfshira.

Softueri përkthen në kohë reale ndërsa ju flisni. Prezantimit mund ti bashkohen edhe persona të tjerë nga pajisjet e tyre dhe të marrin përkthimin në gjuhën që dëshirojnë.

Mjeti është dizajnuar për të rrëzuar barrierat gjuhësore pa qenë e nevojshme ndërprerje e ligjërimit për të përkthyer. Shtojcat filloi si një eksperiment i Microsoft Garage dhe tashmë po implementohet në Skype dhe Office 365. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>