Harduer

Microsoft pranon që tableti Surface është biznes i rrezikshëm

Jul 27 2012
0 Shpërndarje
Microsoft pranon që tableti Surface është biznes i rrezikshëm
Microsoft nuk mundet më ta injorojë faktin që tableti i saj Surface ka mundësi të mërzisë partnerët e saj në lidhje me idenë e konkurrimit në fushën e tabletëve.
 
Me sa duket partnerët e Microsoft nuk e kanë shumë për zemër idenë e kësaj konkurrence. Kjo u bë shumë e qartë kur Microsoft plotësoi një formular 10-K me komisionin e sigurisë në ShBA, duke e pranuar atë se çfarë ishte shumë e qartë deri tani.
 
“Në përmbledhje, të gjitha pajisjet Surface do të konkurrojnë me produkte të bëra nga partnerët tanë, gjë e cila mund të ndikojë në përkushtimin e tyrë në platformën tonë.” thuhej në një pjesë të formularit.
 
Kjo u vu re nga The New Yor Times Bits, në faqen e 14 të dokumentit 100 faqësh që Microsoft nënshkroi, ku me sa duket kompania do të kafshojë dorën që e ka ushqyer deri tani.

Pavarësisht gjithçkaje, Microsoft po ecën përpara me strategjinë e saj mbi Surface, dhe për herë të parë do të konkurrojë me partnerët e vet në një segment kryesor tregu. Nga ana tjetër, thuhet se Microsoft po ndjek një strategji me një drejtim, ku Surface, do të të jetë tableti e parë dhe i vetëm që kompania do të krijojë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>