Lajmet

Microsoft pranon se ka ç’aktivizuar softuerët e sigurisë në Windows 10

Jun 22 2017
0 Shpërndarje
Për të luftuar me 300,000 maluerët e rinj që krijohen çdo ditë, Microsoft thotë se ka punuar së bashku me partnerë të jashtëm të softuerëve të sigurisë. Microsoft pranon se ka ç’aktivizuar softuerët e sigurisë në Windows 10 Photo Source: Getty Images

Microsoft pranoi se kishte ç’aktivizuar në të kaluarën softuerët e sigurisë në kompjuterat Windows pas ankesës së një kompanie sigurie dërguar Komisionit Evropian.

Në ditët e para të Qershorit, Kaspersky Lab, dërgoi një padi ndaj Microsoft në Komisionin Evropian. Firma Ruse pretendon se gjigandi i softuerit ka abuzuar me pozitat dominuese duke larguar konsumatorët e saj në drejtim të antivirusit të Microsoft.

Por Microsoft thotë se implementimi i softuerëve shtesë të sigurisë synon të rrisë mbrojtjen për konsumatorët e Windows 10-ës.

Për të luftuar me 300,000 maluerët e rinj që krijohen çdo ditë, Microsoft thotë se ka punuar së bashku me partnerë të jashtëm të softuerëve të sigurisë.

Gjigandi i teknologjisë llogarit se 95% e kompjuterave Windows 10 përdorin një softuer antivirusi i cili është i përshtatshëm me sistemin operativ dhe përditësimin më të fundit.

Për ato aplikacione të papërshtatshme Microsoft ka ndërtuar një funksionalitet me të cilin përditëson në versionet më të fundit softuerët e sigurisë. Kështu Microsoft hiqte versionet e vjetra dhe riinstalonte versionet e reja të softuerit.

Në mënyrë që kjo të arrihej duhej të ç’aktivizoheshin disa pjesë të antivirusëve. Microsoft thotë se çdo gjë është bërë në bashkëpunim me firmat respektive. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>