Biznes

Microsoft premton çmime më të ulëta për telefonët dhe tabletët Windows

Jun 6 2014
0 Shpërndarje
Microsoft premton çmime më të ulëta për telefonët dhe tabletët Windows

dell-venue-8-pro-cnetTabletët dhe telefonët inteligjent Windows të Microsoft-it, këtë vit do të kenë çmimet më të lira dhe më konkurruese në treg. Çmimet për tabletët që variojnë nga madhësia 7 inç deri në madhësinë 10 inç do të jenë të përgjysmuara.

Zëvendës presidenti i Microsoft-it, Nick Parker, ka deklaruar: ”Çmimet e tabletëve të Windows do të ulen aq shumë sa do t’ju surprizojnë”. Çmimi maksimal i këtyre tabletëve pritet që të jetë jo më shumë se 200 dollarë.

Përgjysmimi i çmimit të produkteve të Windows synon rritjen e numrit të përdoruesve dhe tërheqjen e sa më shumë klientëve në përdorimin e pajisjeve inteligjente të kompanisë Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>