Lajmet

Microsoft premton dy herë në vit përditësime madhore në Windows 10 dhe Office

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Përtej kësaj, Microsoft konfirmoi se çdo version i Windows 10-ës mbështetet për 18 muajt në vijim nga data e lançimit. Microsoft premton dy herë në vit përditësime madhore në Windows 10 dhe Office Photo Source: IDG

Microsoft ofroi detaje të reja për administratorët IT të cilët duan të dinë se çfarë mund të presin nga përditësimet e ardhshme në Windows 10, aplikacionet Office 365 dhe System Center Configuration Manager.

Office dhe Windows do të marrin dy përditësime madhor çdo ditë, një në Mars e një në Shtator. E thënë ndryshe përditësimi i radhës i Windows 10, i cili bart emrin e koduar Redstone 3, do të debutojë në Shtator.

Përtej kësaj, Microsoft konfirmoi se çdo version i Windows 10-ës mbështetet për 18 muajt në vijim nga data e lançimit.

Publikimi i këtij informacioni i dedikohet më së shumti konsumatorëve të mëdhenj, kryesisht bizneseve dhe sipërmarrjeve të cilat duan të planifikojnë përditësimet madhor.

Përdoruesit të cilët duan veçoritë më të fundit do ti marrin ato mes Marsit dhe Shtatorit, megjithatë vitet e fundit Microsoft ka përdorur programin Windows Insider për tu ofruar këto veçori përpara versioneve finale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>