Lajmet

Microsoft premton që nuk do të kërkojë në përmbajtjen e përdoruesit për pronat e vjedhura

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Microsoft premton që nuk do të kërkojë në përmbajtjen e përdoruesit për pronat e vjedhura

2013-10-24_02-55-11-1.0_standard_800.0Kompania Microsoft po realizon disa ndryshime të mëdha në politikën e saj të privatësisë pas skandalit të fundit për përmbajtjet e e-mail-eve që tregoi që kompania kishte kërkuar përgjatë llogarisë Hotmail të një blogeri francez në kërkim të pronës së zbuluar të kompanisë. Në një lajmërim të bërë gjatë të premtes në blogun e politikave të kompanisë, këshilltari i përgjithshëm Brad Smith tha që Microsoft më nuk do të kërkojë përmbajtjen e përdoruesit kur të rrezikohet prona e kompanisë, por do t’i referohet tërë çështjes për zbatuesit e jashtëm të ligjit dhe do t’i udhëzojë ata për të ndërmarrë veprime të mëtejshme. Deklarata shkon përtej një deklarate të bërë gjatë javës së kaluar, që deklaronte që kompania do të “pajtohej me standardet e aplikueshme për të fituar një vendim gjyqësor,” kur kërkon përmbajtjen e përdoruesit.

Shumë përdorues ishin shqetësuar nga lajmi që Microsoft kishte kërkuar në llogarinë Hotmail të një përdoruesi dhe akoma më tronditës ishte fakti që veprimet ishin edhe të ligjshme dhe tërësisht në vijë me Kushtet e Shërbimit të kompanisë. Megjithatë, kompania Microsoft duket e vendosur që të fitojë çfarëdo besimi që ka humbur. Kompania ka lajmëruar edhe një projekt të ri për të vendosur standarde të privatësisë sikur ai, me ndihmën e grupeve për mbrojtje të privatësisë si Fondacioni i Kufijve Elektronikë dhe Qendra për Demokraci në Teknologji. “Përfundimisht, këto lloje të pyetjeve na prekin të gjithëve,” tha Smith në deklaratë, “dhe ata do të përfitojnë edhe më tepër nga diskutimet që të fusin në mendime që janë nxitur nga ngjarjet nga java e kaluar.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>