Lajmet

Microsoft pretendon për fitore në E3

Jun 3 2009
0 Shpërndarje
Microsoft pretendon për fitore në E3

Një analist i palës së tretë, për të cilin supozohet se është netural, ka parashikuar se Microsoft do të përjetojë një pozicion më të “fuqizuar” në treg për konzolën e saj të argëtimit, Xbox 360.

Analisti i lojërave Martin Olausson nga Strategy Analytics, shpjegoi se Microsoft qartë ka “lëvizur para” Sony dhe Nintendo, kur bëhet fjalë për ofrimin e eksperiencave argëtuese të gjeneratave të ardhshme online.

Sipas Olausson, Sony dhe Nintendo paraqitën “disa azhurnime të reja” si PSP Go dhe Wii Motion Plus, megjithatë në opionin e tij, që të dy kompanitë thjeshtë shpalosën “më shumë prej të njejtës gjë”. Olausson, gjithashtu bëri të ditur se asnjëra kompani nuk ofroi një “vizion të qartë” për shrëbimet argëtuese përtej veçorive kryesore të luajtjes së konzolave të tyre përkatëse.

Për dallim, Microsoft shpalosi një “torrent” të shërbimeve të reja për platformën e saj Xbox, duke përfshirë:

  • Transmetim të menjëhershëm të filmave HD dhe shfaqjeve televizive në format full HD 1080p
  • 10 tregje të reja ku Xbox Live do të ofrojë shfaqje televizive dhe filma
  • Shërbime të rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter
  • Shërbim për transmetim të muzikës
  • Një ndërfaqe të re mbresëlënëse për përdorues, të koduar me emrin “Project Natal”

“Përmes Project Natal, transmetim Full HD të filmave dhe shfaqjeve televizive, si dhe veçorive të reja sociale, Xbox është duke shtyrë para një erë të re të argëtimit digjital dhe vazhdon të vendos sfida të reja për konkurrentët e saj në betejën për lidershipin e argëtimit online”, përfundoi Olausson.
 

Lajmet e fundit>