Lajmet

Microsoft prezantoi 365 Education së bashku me disa laptopë Windows 10 S

Sep 25 2017
0 Shpërndarje
HP Stream 14 Pro do të jetë i disponueshëm për 275 dollar muajin e ardhshëm ndërsa Acer gjithashtu sjell Aspire 1 për 299 dollar dhe Swift 1 për 349 dollar. Microsoft prezantoi 365 Education së bashku me disa laptopë Windows 10 S

Microsoft prezantoi sot ofertën më të re, Microsoft 365 Education, në konferencën Ignite që po mbahet në Orlando të Floridas.

Ashtu si ofertat e kombinuara për bizneset, Microsoft 365 Education përfshin Office 365 for Education, Windows 10, Enterprise Mobility + Security, dhe madje Minecraft: Education Edition.

Është dizajnuar si një pako e vetme e Office, Windows dhe produkteve të sigurisë për studentët dhe mësuesit.

Krahas shërbimit më të ri, Microsoft zbuloi më shumë rreth pajisjeve Windows 10 S. Ndërsa shumica e laptopëve Windows 10 S u dedikohen institucioneve të edukimit, HP, Lenovo, Acer dhe Fujitsu kanë prezantuar edhe produkte për bizneset me çmime që fillojnë nga 275 dollar.

HP Stream 14 Pro do të jetë i disponueshëm për 275 dollar muajin e ardhshëm ndërsa Acer gjithashtu sjell Aspire 1 për 299 dollar dhe Swift 1 për 349 dollar.

Laptopi i ri i Lenovo v330 me Windows 10 S nuk debuton deri në Shkurt të 2018-ës për 349 dollar.

Windows 10 S është përgjigja e Microsoft ndaj Chrome OS, dhe është dizajnuar për të funksionuar vetëm me Windows Store.

Ndërsa Microsoft ka premtuar laptopë që fillojnë nga 189 dollar, shumica e tyre kushtojnë të paktën 299 dhe 399 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>