Harduer

Microsoft prezantoi një kontroller Xbox për personat me aftësi të kufizuara

May 17 2018
0 Shpërndarje
Kontrolleri mund të përshtatet në një mori formash dhe mënyrash. Përdoruesit mund të luajnë me duar, me këmbë me trup. Microsoft prezantoi një kontroller Xbox për personat me aftësi të kufizuara

Microsoft prezantoi ditën e sotme një kontroller adaptiv për Xbox i cili u dedikohet njerëzve me aftësi të kufizuara.

Pajisja ka dy butonë të mëdhenj të programueshëm dhe 19 porta që mund të lidhen me disa joystick, butonë dhe switch në mënyrë që tu shërbejë shumë njerëzve që duan të luajnë në Xbox One dhe Windows 10.

Kontrolleri mund të përshtatet në një mori formash dhe mënyrash. Përdoruesit mund të luajnë me duar, me këmbë me trup.

Qëllimi është ndërtimi i një konfigurimi që u përshtatet nevojave dhe aftësive të tyre.

Kontrolleri do të kushtojë 99.99 dollarë dhe del në shitje këtë vit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>