Harduer

Microsoft prezantoi një termostat me asistentin virtual Cortana

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
GLAS ka ekran me prekje i cili ofron kontroll manual dhe informacion si temperatura, cilësia e ajrit dhe kalendari. Microsoft prezantoi një termostat me asistentin virtual Cortana

Microsoft prezantoi të mërkuren një termostat inteligjent i cili përmban asistentin virtual Cortana.

Të gjithë jemi të njohur me termostatet e reja të lidhura në internet falë zhvillimeve të fundit nga kompanitë si Nest ndërsa tashmë edhe Microsoft ka vendosur të hyjë në këtë industri falë bashkëpunimit me Johnson Controls për të ndërtuar produktin GLAS.

Termostati u prezantua përmes një videoje në Youtube dhe pati një heshtje nga kompania lidhur me produktin.

GLAS ka ekran me prekje i cili ofron kontroll manual dhe informacion si temperatura, cilësia e ajrit dhe kalendari.

Sipas videos termostati mund gjurmojë prezencën e njeriut duke menaxhuar në mënyrë efikase nxehtësinë dhe qarkullimin e ajrit.

Termostati është i ndërtuar mbi Microsoft Windows 10 IoT Core dhe Cortana ndërsa kompania do të shtojë së shpejti edhe mbështetje për Azure Cloud.

Microsoft ka vendosur të heshtë lidhur me disponueshmërinë dhe koston e produktit. GLAS nuk është i pari në llojin e tij. Ecobee ndërton prej kohësh termostate dhe llampa me Alexa e integruar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>