Lajmet

Microsoft prezantoi Office 2019, mbërrin vitin e ardhshëm

Sep 26 2017
0 Shpërndarje
Me pak fjalë, Office 2019 do të thotë se Microsoft ende nuk është gati të largohet nga softueri tradicional sepse konsumatorët nuk janë. Microsoft prezantoi Office 2019, mbërrin vitin e ardhshëm

Në konferencën dedikuar teknologjisë për sipërmarrjet në Orlando të Shteteve të Bashkuara, kompania prezantoi Office 2019-ën.

Versioni i ardhshëm i suitës së produktivitetit do të prezantohet diku në gjysmën e dytë të 2018-ës ndërsa ndërsa versionet e para eksperimentale në mesin e vitit.

Microsoft nuk dha shumë detaje rreth Office 2019 megjithatë priten versione të aplikacioneve Office si Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook së bashku me Exchange, SharePoint dhe Skype for Business.

Sa i takon veçorive të reja, kompania përmendi shumë pak prej tyre si funksionalitete të përmirësuara të bojës, presionit, formula të reja në Excel, animacione të reja në PowerPoint dhe përditësime për menaxherët IT.

Me pak fjalë, Office 2019 do të thotë se Microsoft ende nuk është gati të largohet nga softueri tradicional sepse konsumatorët nuk janë.

Kompania ka 27 milion abonentë me pagesë të Office 365 dhe suita është e disponueshme në 150 tregje. Ndërsa Office 365 është e ardhmja, versionet desktop ende janë të disponueshme.

Katër versionet e fundit të Office erdhën në një distancë kohore prej 3 vitesh: Office 2007, Office 2010, Office 2013 dhe Office 2016.

Me Office 2019 Microsoft do të vijojë këtë traditë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>