Lajmet

Microsoft prezantoi Skype Lite për zonat me lidhje interneti të kufizuar

Feb 23 2017
0 Shpërndarje
Gjatë një aktiviteti në Mumbai të Indisë, shefi ekzekutiv Satya Nadella prezantoi Skype Lite, një version i modifikuar i Skype për të funksionuar në zona me internet të kufizuar. Microsoft prezantoi Skype Lite për zonat me lidhje interneti të kufizuar Photo Source: Microsoft

Aplikacioni i cili merr 13 megabajt hapësirë në telefonin tuaj, do të ofrojë mbështetje për nëntë gjuhë.

Jo vetëm që mund të shikoni dhe dërgoni SMS, por aplikacion përmban disa mjete të cilat u vinë në ndihmë me konsumin e të dhënave.

Madje ka robotë komunikimi të cilët ofrojnë lajmet dhe rezulatet ndeshje për përdoruesit. Platforma e robotëve të Skype filloi të zhvillohej nga Microsoft vitin e kaluar dhe numri i robotëve është rritur dita ditës.

Mund të përmendim Expedia dhe Skyscanner. Aplikacioni do të jetë së shpejti i disponueshëm nga Google Play Store. /PCWorld Albanian

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>