Harduer

Microsoft prezantoi telefonin e radhës buxhetor, Lumia 540 me ekran 5 inç 720p dhe 1 GB RAM për 150 dollar

Apr 16 2015
0 Shpërndarje
Microsoft prezantoi telefonin e radhës buxhetor, Lumia 540 me ekran 5 inç 720p dhe 1 GB RAM për 150 dollar

microsoft-lumia-540Microsoft sapo ka lançuar një tjetër telefon Windows të linjës së smartfonëve buxhetor quajtur Lumia 540. Natyrisht që karakteristika kyçe e tij është çmimi dhe do të kushtojë vetëm 150 dollar. Me këtë kosto ju do të keni në dispozicion një smartfon me ekran 5 inç 720p, proçesor Snapdragon 200, mbështetje për dy karta, 1 GB RAM, 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe një kamër të pasme 8 Megapiksel.

Ky telefon do të shënjestrojë tregjet në zhvillim të Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme, Europës qëndrore dhe lindore. Do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: blu, portokalli, bardhë dhe zezë. Ja disa nga karakteristikat kyçe:

* Windows Phone 8.1 Lumia Denim

* Mbështetje për Windows 10

* Ekran 5 inç HD 1280 x 720 dhe 294 piksel për çdo inç

* Proçesor Qualcomm Snapdragon 200 katër bërthamësh

* 1 GB RAM, 8 GB hapësirë të dhënash, mbështetje për kartat microSD deri në 128 GB

* Kamër të pasme 8 Megapiksel me dritë LED dhe Autofocus

* Kamër frontale 5 Megapiksel me kënd të gjërë

* 15 GB hapërisë falas në OneDrive

* Bateri 2200 mAh

* Dimensionet 144 x 73.9 x 9.35 mm

* Pesha: 152 gram

Për nga specifikat, Lumia 540 ngjason së shumti me Lumia 640 por që ka mangësi në veçori si përshembull ekrani Glance. Nga ana tjetër, ka një kamër frontale 5 Megapiksel përkundër 1 Megapiksel që gjendet tek Lumia 640 (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>