Lajmet

Microsoft prezanton aplikacionin e ngjashëm me Snapchat të quajtur WindUp

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
Microsoft prezanton aplikacionin e ngjashëm me Snapchat të quajtur WindUp

microsoft-windup-1Microsoft ka prezantuar një aplikacion të ri për dërgimin e mesazheve në dyqanin online Windows Phone, i cili është shumë i ngjashëm me Snapchat.

WindUp u lejon përdoruesve tu dërgojnë miqve të tyre mesazhe, fotografi dhe video të përkohshme, të cilat më pas “vetëshkatërrohen”. Përdoruesit mund të vendosin se sa kohë do të shfaqet një mesazh, dhe ai do të “vetëshkatërrohet” në çast.

Emri i aplikacionit WindUp ka të bëjë me funksionin e tij kryesorë, konkretisht me limitin e kohës së shfaqjes se mesazheve, të cilat “vetëshkatërrohen”. Krahas mesazheve, videove, fotografive aplikacioni lejon përdoruesit e saj të dërgojnë edhe mesazhe zanore.

Microsoft nuk është e vetmja kompani, e cila synon rivalizimin e SnapChat, pasi edhe Facebook ka krijuar gjithashtu një klon të Snapchat të quajtur Slingshot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>