Lajmet

Microsoft prezanton aplikacionin My Xbox Live për Android

Jun 16 2012
0 Shpërndarje
Microsoft prezanton aplikacionin My Xbox Live për Android

Fansat e Android-Xbox mund t’i gëzohen këtij lajmi! Microsoft, të mërkurën prezantoi versionin e aplikacionit My Xbox Live për sistemin operativ mobil Android. Ndërmarrja poashtu lëshoi një azhurnim të aplikacionit për sistemin iOS. Aplikacioni Android është pak i vështirë në fillim, por ky është hapi i parë. Përdoruesit do të jenë në gjendje të dërgojnë dhe marrin porosi nga llogaritë e tyre Xbox Live, të menaxhojnë listën e miqëve, të editojnë profilin e tyre, të rregullojnë avatarin e tyre dhe të shohin informacionin e arritshmërisë. Këto karakteristika pasqyrojnë faktin se çfarë paska qenë në dispozicion dikur për iOS?

Kompania deklaroi se aplikacioni do të punojë vetëm në disa telefonë. Nëqoftëse lexoni faqet e aplikacionit në Google Play, ai është në dispozicion për shumicën e smartfonëve Android 2.2+, me rezolucion ekrani WGVA ose më të lartë. Gjithsesi, nuk jeni në dijeni derisa ta provoni vet aplikacionin, duke e instaluar atë, nëqoftëse smartfoni juaj nuk klasifikohet në këtë renditje. Ju, gjithashtu, duhet të keni edhe një llogari Xbox Live që të regjistroheni.

My Xbox Live për iOS

Karakteristikat e reja i përçohen My Xbox Live për iOS, ku përmirësimet pasqyrojnë funksionet në dispozicion të aplikacionit Xbox Companion në telefonët Windows. Aplikacioni iOS vepron si një telekomandë, e cila mund të lundrojë përmes menyve të Xbox si dhe të luajë muzikë, ta ndalojë, ta kthejë para apo pas.

Versioni iPad i apikacionit, gjithashtu do të marrë diçka fantastike me vete siç është ekrani Retina, një përmirësim në kontrollet si dhe disa përditësime të reja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>